Zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Artan Grubi në ‘Facebook’ shkroi se “propaganda dashakeqëse dhe nxitëse kundër kryetarit Ali Ahmeti dhe përpjekjeve të kombit shqiptar për liri dhe pavarësi nuk ka të ndaluar”.
“Lajmi i rremë i një portali pro-opozitar shqiptar për gjoja aktakuzë kundër Ahmeti është dëshmia më e mirë për qëndrimin e tyre të vazhdueshëm ndaj zhvillimeve të fundit dhe luftës çlirimtare të kombit shqiptar”, shkruan Grubi.
Grubi shkruan se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është bashkëthemelues i LPK dhe UÇK-së, përkrahës i sundimit të ligjit, drejtësisë joselektive dhe këtë e ka dëshmuar gjithmonë, edhe në rastin e dëshmisë së fundit në Prishtinë.
“Ata që ia duan të keqën shqiptarëve dhe UÇK-së dhe porositësit e lajmeve të rreme bëjnë mirë të përmbahen nga shpifje të tilla sepse këtë nuk do t’ua fal as e kaluara, as e sotmja, as e nesërmja, por do të mbetën me njollën e merituar”, shkruan Grubi./Telegrafi/
Genc Nimoni emërohet zëvendësministër i Drejtësisë
I kërkuan viktimës 100% kamatë mujore, kërkohet paraburgim p...
Osmani kujton grevën e minatorëve të Trepçës: Sakrifica e ty...
Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë
Shpallet konkursi për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj në ...
Kosova e miraton pakon e 19-të të sanksioneve të BE-së kundë...