Është arrestuar mbrëmjen e sotme nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën nga zjarri mëngjesin e sotëm në Gostivar. Lajmin e ka bërë të ditur Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës.
Në njoftimin e SPB-së thuhet se nëna e vogëlushit 7-vjeçar, me inicialet S.T nga Resnja, pasi i është ofruar ndihma e parë mjekësore në spitalin e Gostivarit, është dërguar në stacionin policor të qytetit, nën dyshimin se ka kryer vepër penale që ka të bëjë me vdekjen e fëmijës së saj.
Në stacioni policor, e lartpërmendura do të qëndroj deri nesër dhe më pas do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake për t’i dhënë masën e duhur. Sipas hetimeve të para të Prokurorisë së Gostivarit fëmija 7-vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë flakëve pasi në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë I lidhur me zinxhir në këmbë./alsat
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...