Ambasadori i Malit të Zi në Poloni, Budimir Shegrt, është arrestuar sot, ka bërë të ditur zv.kryeministri Dritan Abazoviq përmes një postimi në Twitter.
Shegrt për një kohë ishte edhe ministër i Shëndetësisë në Mal të Zi, ndërkohë që ai sot është marrë në pyetje në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të detyrës.
Ai dyshohet se e dëmtoi buxhetin e shtetit për 10 milion eurove me rastin e shitblerjes së një klinike.
Pas marrjes në pyetje, i është caktuar masa e ndalimit prej 72 orëve, ka njoftuar sajti malazez CDM.
“Nuk ka të paprekshëm! Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë mbetet prioritet! Do të vërtetojmë që shteti është më i fortë se krimi i organizuar”, ka shkruar Abazoviq.
Abazoviqi, pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi, ka premtuar luftë të pakompromis të krimit dhe korrupsionit./koha.net
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...