Janë arrestuar nëna dhe babi i 14-vjecarit i cili mëngjesin e sotëm dyshohet se vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës në Beograd.
Kështu ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq në një fjalim publik, raporton Tanjug transmeton Arbresh.info.
Vuçiq tha sot se djali që ka qëlluar sot në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” aktualisht ndodhet në një vend të veçantë dhe do të vendoset në një pjesë të veçantë të klinikës për neuropsikiatri.
“I ati u arrestua, si pronar i një arme, të cilën dukshëm e mbante dhe e ruante në mënyrë të paligjshme, edhe pse kishte të gjitha lejet e nevojshme. Edhe nëna është marrë në paraburgim”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se djali vjen nga një familje e respektuar dhe e pasur, dhe se babai i tij është profesor dhe mjek.
Lexo edhe:
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...