Arrestohen dy persona nga Tetova, kapen gjatë shit-blerjes së heroinës

14:54 | 25 Mars 2021

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme, respektivisht gjatë orës 10:30 në rrugën “Boro Vuliç” në Tetovë janë arrestuar dy persona që po realizonin shit-blerje të heroinës.

“Janë privuar nga liria O.D.(48) nga Tetova dhe R.N. (48) nga fshati Jazhincë në Tetovë. Gjatë kontrollit është gjetur heroinë të cilën O.D. po ia shiste R.N.”, njoftojnë nga SPB-Tetovë, transmeton alsat.

Personat në fjalë po mbahen në Stacionin policor të tetovës dhe pas dokumentimit të plot të rastit kundër tyre do të parashtrohet padi konkrete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara