Zvicra e ka hequr Maqedoninë e Veriut nga lista e karantinës. Kjo nënkupton se nuk vlen më masa e karantinës për qytetarët që shkojnë ose kthehen në Zvicër.
Por kjo nuk do të thotë se çdokush mund të udhëtojë drejt Zvicrës, sepse bëhet fjalë vetëm për shtetasit zviceran ose raste të domosdoshme të cilat vlerësohen nga autoritetet zvicerane.
“Ndalesa e përgjithshme për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut ende është në fuqi, përveç rasteve që shkruhen në faqen e internetit të Sekretariatit shtetëror për Migracion (rezidentë me leje të vlefshme për qëndrim dhe të tjera) ose kur personi që udhëton mund të dëshmojë se bëhet fjalë për domosdoshmëri të madhe që po ashtu është specifikuar në faqen e internetit. Vendimi se a bëhet fjalë për rast të tillë është në kompetenca të autoriteteve zvicerane”, thanë për TV21 nga Ambasada e Zvicrës në Shkup.
Ndryshe, disa ditë më parë Zvicra vendosi masa të reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...