Një aksion i gjerë anti-drogë është duke u zhvilluar në Kroaci, ku janë përfshirë disa dhjetëra persona të lidhur me krime të abuzimit me drogën.
Punonjësit e Policisë nga Zyra Kombëtare e Policisë për Luftën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Departamenti i Policisë Split-Dalmaci, në bashkëpunim me Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë nisur operacione policore që nga mëngjesi i sotëm.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Kroacisë, aksionet janë zhvilluar në disa rajone të ndryshme.
“Veprimet urgjente dëshmuese janë duke u zhvilluar në rajonet e Split-Dalmacisë, Zagrebit, Primorje-Gorski Kotar, Istria, Shibenik-Knin, Zadar dhe Dubrovnik-Neretva dhe në aksione marrin pjesë 250 policë nga disa degë të policisë, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në operacionin që ka përfshirë 250 policë, janë arrestuar deri më tani rreth 40 persona, raportojn mediat kroate atje.
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Tashmë është e kryer, Paz do t’i bashkohet Realit në v...