Në aksidentin që ndodhi sot në mëngjes në rrugën ndërlidhëse në Hipodrom, sipas informacioneve të para është lënduar një grua, e cila është dërguar në Qendrën për Urgjencë në Shkup.
Nga MPB thonë se akoma bëhen hetime në vendin e ngjarjes dhe informacionet që posedojnë tregojnë se është lënduar një grua, përcjell telegrafi maqedoni.
Aksidenti ka ndodhur mes katër makinave, një kamioni dhe një autobusi. Dy nga makinat janë me targa të Shkupit, një Velesit dhe një me të Prilepit, kurse kamioni është me targa të Ohrit dhe autobusi me të Shkupit.
Aksidenti në polici është paraqitur në orën 07:40. Hetimet në vendin e ngjarjes vazhdojnë, ndërsa komunikacioni zhvillohet me vështirësi në njërën korsi të rrugës./telegrafi
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...