Një burrë dhe grua kanë vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Miladinovci-Kadino, pasi që vetura ka dal nga rruga dhe ka rënë në një kanal.
Ashtu si përmendet në buletinin policor, dje në periudhën nga ora 1.00 deri në orën 6.00 në rrugën lokale Miladinovci- fshati Kadino, vetura e tipit “Xhip Grand Ciroki” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga Z.D.(72) nga fshati Dolno Lisice, ka dal jashtë rrugës dhe ka rënë në një kanal, transmeton Almakos.
Nga lëndimet e fituara në vendngjarje kanë vdekur Z.D. dhe bashkë udhëtarja S.D.(68) nga Shkupi. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë.
Pas autorizimit të prokurorit publik, kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...
Arsenali mposht West Hamin, hap gjigant drejt titullit
Kurti prezanton Krenare Çerkinin, kandidate për deputete nga...
Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eli...
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...