Një aksident rrugor ka ndodhur në Tetovë ku një makinë e tipit Audi shtypi një polic në vijat e bardha.
Polici është goditur nga makina në vijat e bardha, edhe siç duket edhe nga fotografitë ai për momentin i shtrirë në rrugë ku më pas policët të cilët ishin me të e kanë ngritur dhe e kanë larguar nga rruga.
Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca për ti dhënë ndihmën e parë dhe për ta dërguar më pas në spitalin e Tetovës.
Polici me këtë rast është përplasur disa metra para makinës, por siç edhe mund ta shihni edhe në fotografi, i njëjti ka kaluar vetëm me lëndime trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa vozitësi është mbajtur bashkë me makinën në vendin e ngjarjes për hetime të mëtejshme, njofton tetovasot.
Polici i aksidentuar, është dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku edhe do mbahet për kurim të mëtejshëm.

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës