Në një aksident që ka ndodhur dje në Shkup, ka vdekur një motoçiklist 24-vjeçar, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më 19.08.2021 në ora 22.05 në Shkup, në udhëkryqin në bulevardin “Jane Sandaski”, ka ndodhur një aksident ndërmjet në motoçiklete “Honda” me shofer D.A.(24) nga Shkupi dhe veturës “Audi A3” me shofer D.V.D.(20) nga Holanda dhe bashkudhëtari S.Z.(20) nga Holanda, që të dy me targa të Shkupit.
Në vendngjarje ka ndërruar jetë motoçiklisti, kurse vdekjen e ka konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë. D.V.D. dhe S.Z. kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, kurse me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...