Tri vajza janë lënduar rëndë në një aksident që sapo ka ndodhur në urën mbi lumin Vardar, në afërsi të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, raporton gazeta KOHA.
Vetura e llojit “Ford”, në të cilën kanë qenë vajzat, ka humbur kontrollin dhe ka goditur bordurat e urës.
Ndihma e Shpejtë, pas ndihmës së parë shëndetësore, ka transferuar vajzat në urgjencën e Klinikës së Shkupit, ndërkohë ekipe të policisë po kryejnë hetime në vendngjarje. (koha.mk)




Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...