Në pikëpagesën në autostradën Tetovë – Gostivar, në një aksident ndërmjet dy veturash, ka ndërruar jetë një grua 51-vjeçare nga Kërçova, ka njoftuar Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) i Tetovës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:45 të mëngjesit të ditës së sotme.
Në pikëpagesën në afërsi të Tetovës, ndërmjet dy kabinave, ka ndodhur një aksident ndërmjet dy veturave, “Mercedes” me targa të Ohrit, e udhëhequr nga një 51-vjeçare, banore e Kërçovës dhe veturës “Folksvagen Tuareg” me targa të Dibrës i udhëhequr nga një 37-vjeçar. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë 51-vjeçarja nga Kërçova”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, transmeton portalb.mk.
Vozitësi i veturës “Folksvagen Tuareg” dhe tre bashkëudhëtarë të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...