Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ai dhe partia e tij kanë qenë pjesë në negociatat për emrin, madje edhe në emërtimin e ri të vendit.
Në emisionin “Rruga Drejt” që do të transmetohet sonte në 20 e 40 minuta, Ahmeti theksoi se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë problem për vendin.
Pse z.Ahmeti në këtë marrëveshje nuk përmenden në asnjë rresht shqiptarët?
Nuk e di në çfarë kontesti e thoni, por shqiptarët nuk kanë qenë problemi në këtë rast, në Republikën e Maqedonisë. Shqiptarët kanë qenë një pjesë aktive, e cila ka kontribuuar për zgjidhjen e problemit.
Vallë emri i ri “Maqedonia e Veriut” reflekton identitetin edhe të shqiptarëve?
Sigurisht që ne kemi qenë pjesë e zgjidhjes së problemit. Ne kemi qenë pjesë e procesit. Jorastësisht e thash unë që intenzivisht 10 vitet e fundit kemi pasur kontakte të drejtpërdrejta – deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti./Alsat
Chelsea vendos për të ardhmen e Liam Rosenior pas humbjes ng...
27 vite nga rënia e dëshmorëve e martirëve në Doganaj të Kaç...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Tirana bashkon shqiptarët në Samitin e Diasporës
Bie pushteti 16-vjeçar i Orbanit – Gjithçka që duhet të dini...
Haxhiu sot merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e ...