Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot kanë realizuar takimin e parë zyrtar, ku kanë biseduar për çështjet aktuale në vend.
Kryetari i BDI-së pas takimit tha se ky nuk ka qenë takim për marrëveshje, por për të uruar kryetarin e ri të OBRM-PDUKM-së. Ai shtoi se ka marrë garancë nga Mickoski se do të mbështetë reformat në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga ana tjetër Hristijan Mickoski tha se përderisa nuk ka përgjegjësi për deputetët e arrestuar të tyre, ata nuk do të marrin pjesë në punën e Kuvendit.
“Kishin takim konstruktiv. Ahmeti erdhi të më urojë zgjedhjen si kryetar i OBRM-PDUKM-së. Do të kontribuojmë në mënyrë njerëzore, por edhe me kapacitet tjetër”, tha Mickoski.
Përndryshe, OBRM-PDUKM-ja në shenjë proteste ndaj arrestimit të disa deputetëve të tyre, ka vendosur që të bojkotojë punën e Kuvendit dhe të mos merr pjesë në diskutimet që zhvillohen në shtëpinë ligjvënëse.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...