Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në Shkup ambasadoren e Zvicrës në Maqedoni, Sibel Suter Tejada, me të cilën ka diskutuar rreth aktualiteteve politike në vend, por edhe për mbështetjen zvicerane për institucionet dhe proceset në Maqedoni.
Lideri i BDI-së, sipas komunikatës pas takimit, fillimisht foli për situatën politike me ç’rast vlerësoi arritjet e mëdha brenda vitit të parë të qeverisjes siç janë përfundimi i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, reformat urgjente, marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bulgarinë dhe marrëveshja për kontestin e emrit me Greqinë.
Ahmeti theksoi që Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e javës së ardhshme të Aleancës në Bruksel, ndërsa muajin e kaluar përfituam edhe datën për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Në vijim, Ahmeti foli për rëndësinë e veçantë që BDI i vë reformave në gjyqësor dhe në përgjithësi reformave sistemore. Sundimi i ligjit është parakusht edhe për zhvillim ekonomik dhe kredibilitet të institucioneve të vendit.
Ambasadorja e Zvicrës Tejada elaboroi projektet e mbështetura nga Zvicra në Maqedoni, përfshirë edhe aktivitetet e parapara në drejtim të bashkëpunimit me partitë politike me ç’rast Ahmeti tha që BDI mbështet tërësisht këto përpjekje dhe shprehu falënderim ndaj qeverisë zvicerane për gjithë ndihmën e dhënë.
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...