Lëvizja për Reforma PDSH kritikon ashpër ministrin e arsimit dhe shkencës, Abdylaqim Ademi pasi vlerëson se as përpara se të emërohej, as pasi u emërua Ministër nuk ka pasur ndonjë plan për të zgjidhur problemet e arsimit në Maqedoni, por se me kaq non-shalancë do të flet për tabletë në situatë kur shkollat rrezikojnë shembjen, nuk e kemi besuar.
“Ademi mbyll sytë përpara gjendjes mizore në të cilën ndodhen shkollat në komunat me shumicë dominuese shqiptare, ndërsa paraqitet me një projekt biznesor ‘tablet për çdo fëmijë’ në situatë kur Ministrisë që drejton ia kanë ulur buxhetin, me dijeni të tij apo pa. Parashtrojmë pyetjen: Nga do ti gjeni paratë për të realizuar projektin ‘tablet për çdo fëmijë’? Mos ndoshta ato do ti merrni nga mjetet që me të drejt ju takojnë komunave me shumicë dominuese shqiptare? Nëse nuk është kështu, atëherë sqarohu pse buxheti total për mbështetjen e Arsimit në komunat shqiptare është 0 denar?”, thuhet në komunikatë. /albeu
Ai luajti për vite në Ligën Premier dhe tani është në gjyq p...
Kryqi i Kuq dënon sulmin që vrau tre punëtorë të tij në Donj...
SHBA masa shtesë ndaj qeverisë së Venezuelës
Sulmet izraelite vrasin 18 persona në Gaza
Shtatorja e ish-presidentit Rugova, do të vendoset dhe në Pr...
Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin...