Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, të mbajtura më 30 gusht 2020, Mali i Zi ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit demokratik.
Kështu ka filluar fjalimin mandatari për kryeministër i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, derisa prezantoi programin qeverisës, shkruan arbresh.info.
“Megjithatë, Qeveria e 42-të dhe shumica parlamentare nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe është një nga arsyet më të rëndësishme pse procesi i përgjithshëm i reformave politiko-sociale. Zgjidhja e një sërë çështjesh të hapura, janë arsyeja pse rruga e bllokuar evropiane e Malit të Zi, si dhe proceset e tjera reformuese, do të jenë në fokus të ri, të qeverisë së 43’të të Malit të Zi”, deklaroi Abazoviq.
Sipas tij, agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, të cilin qeveria e mëparshme tashmë e ka dënuar dhe është angazhuar në respektimin e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, ka provokuar lëvizje të trazuara gjeopolitike.
“Pavarësisht se sfidat dhe gjenerimi i krizave të reja, perspektiva të reja janë hapur për Malin e Zi. Prandaj tani duhet të përshpejtojmë përmbushjen e kërkesave të mbetura për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Unë besoj se Mali i Zi mund të kërkojë një pranim të përshpejtuar dhe se vendimet urgjente, të gjithanshme mund të merren së shpejti që të bëhemi anëtare e plotë e BE-së”, deklaroi Abazoviq./arbresh.info/
EKSKLUZIVE| Pritet rrëzimi i qeverisë në Malin e Zi, Abazoviqi kryeministër i ardhshëm
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...