Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka mohuar akuzat se vota për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk ishte “votë kundër Serbisë”, por për për të promovuar stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.
Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi kishte caktuar seancë dëgjimore të Abazoviçit, lidhur me mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës – ku nga 46 shtete sa ka Këshilli i Evropës, 33 votuan për.
Kjo seancë ishte kërkuar nga deputetët e Frontit Demokratik pro-rus (DF), ata të Partisë Popullore Socialiste pro-serbe (SNP) dhe Demokratëve, me sugjerimin e kryetarit të Komisionit, Miodrag Leki, të cilët ishin të pakënaqur me votën e Malit të Zi.
DF-ja e quajti votën si “politikë të turpshme drejt Beogradi zyrtar”, ndërsa, gjatë seancës dëgjimore, anëtarë të kësaj partie thanë se vota e Malit të Zi ishte bërë “sipas urdhrit të SHBA-së”.
Por, Abazoviç tha se Mali i Zi e kishte njoftuar Beogradin zyrtar paraprakisht për votën për anëtarësim të Kosovës dhe shtoi se të gjithë zyrtarët e qeverisë paraprakisht kishin pranuar që Mali i Zi të ketë politikë të jashtme konsistente.
“Asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e jashtme të Malit të Zi, ne kemi ndjekur një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente dhe jemi sjellë si të gjitha vendet e tjera që e kanë njohur Kosovën”, tha Abazoviç gjatë seancën dëgjimore më 3 maj.
Ai tutje u thirr në marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se aty “shkruhet se njëri vend nuk do ta ndalë tjetrin nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare”.
“Unë i jap mbështetje të plotë liderëve të Serbisë dhe Kosovës për të gjetur një gjuhë të përbashkët së bashku me ndërmjetësit evropianë dhe palët e tjera”, tha Abazoviç.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, Abazoviç theksoi se Mali i Zi do të mbështesë integrimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.
Podgorica zyrtare e njohu Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviçit, i cili u zëvendësua në gusht të vitit 2020 pas tre dekadash në pushtet. /Top Channel/
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...
Policia konfiskon një dron në Muqibabë, rasti nën hetime
Gra lidere dhe sipërmarrëse mblidhen në tryezën e Bankës Eko...
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...