Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 të caktuar për më 17 tetor edhe zyrtarisht fillon sot dhe do të zgjas deri më 15 tetor në mesnatë.
Partitë politike dhe kandidatët e pavarur tanimë i kanë paralajmëruar aktivitetet e tyre, edhe pse pjesa më e madhe e kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë në muajt e kaluar vetëm se kishin takime joformale me qytetarët dhe prezantim të platformave të tyre në rrjetet sociale.
Partitë më të mëdha politike, fushatën e nisin tradicionalisht nga qytetet e njëjta.
LSDM-ja nën moton “Më e mira për komunën tënde”, fillon nga Manastiri, OBRM-PDUKM-ja nën moton “Krijo të ardhme të re”, fushatën e fillon nga teatri antik i Ohrit, BDI-ja nga Gostivari, Besa nga Shkupi, edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fushatën e tyre e fillojnë nga sheshi Skënderbeu në Shkup./telegrafi/
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...
Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskut...
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë