“Me shumë gjasë do të ketë edhe mutacione të reja. Megjithatë me kufizime nuk mund të jetojmë. Kështu do ta kthejmë mënyrën normale të jetës”.
Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe derisa përgjigjej në pyetjet e gazetarëve se a do të kërkohet test PCR në kufijtë e vendit gjatë hyrjes së shtetasve të huaj.
“Nuk ka logjikë për disa qytetarë të kërkohet PCR, kurse për disa të tjerë që kanë qëndruar jashtë vendit të mos kërkohet. Situata me të vërtetë tani për tani është e qetë. Kemi skenarë të ndryshëm, në vende të ndryshme ku edhe përskaj asaj që kanë masa restriktive, në kuptim të asaj që të kërkohen dokumente, shënojnë rritje të madhe të rasteve edhe për këtë e vendosim theksin te vaksinimi”, tha Filipçe.
Këto deklarata ai i dha në hapjen e pikës së vaksinimit në Shuto Orizare, ku shënoi edhe nisjen e vaksinimit në terren dhe pa termin.
Paralajmëroi edhe nisjen e caktimit të terminëve për vaksinim të fëmijëve.
Kryesuesi i KQZ-së takohet me ambasadorin britanik, e falënd...
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...
Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit përballen me mung...
Kurti: Jemi në zgjedhje të parakohshme pikërish se u refuzua...
Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani
Albulena Haxhiu ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët t...