Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov vazhdon të mbetet pa pasaportën e tij.
Gjykata Penale e ka refuzuar kërkesën e tij për të hequr masën e kujdesit ndaj tij, pra dokumentet e udhëtimit mbeten në prokurori, pasi që ai është i akuzuar në lëndën “Shënjestra”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para tetë muajsh, Prokuroria Speciale Publike (PSP) kërkoi paraburgim të tij, por këshilli gjyqësor vendosi vetëm masën e kujdesit.
Mijallkov është i akuzuar në katër lëndë të PSP-së, “Titanik 2”, “Tortura”, “Thesari” dhe “Shënjestra”./Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...