12,870 doza të vaksinës “Pfizer” kanë arritur sot në Maqedoninë e Veriut

22:02 | 7 Qershor 2021

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, informoi se sot kanë arritur sasi të reja të vaksinave kundër COVID-19, nga prodhuesi “Pfizer”.

Filipçe në Facebook shkroi se janë siguruar 12.870 doza të vaksinës “Pfizer”, nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta.

“12.870 doza shtesë që kanë arritur sot nga prodhuesi “Pfizer”, janë siguruar nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta me pridhuesin dhe nëpërmjet BE-së, e cila i ka siguruar ato si ndihmë përmes marrëveshjes trepalëshe në kuadër të programit Team Europe”, shkroi Filipçe.

Ai bëri thirrje që të gjithë ata që nuk janë vaksinuar të paraqiten dhe të imunizohen kundër coronavirusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara