Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi tre persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit dhe janë regjistruar 1120 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në këtë vend.
Siç është bërë e ditur, të ndjerët ishin nga Podgorica, Budva dhe Tivari. I ndjeri më i ri, siç u njoftua, ishte 55 vjeç, ndërsa më i vjetri 86 vjeç.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2398.
“Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 4255. Që nga fillimi i ngjarjeve epidemike (mars 2020), numri total i rasteve të regjistruara të infektimit me virusin e ri Korona në Mal të Zi është 165.074”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker
Numërohen 27% e votave për deputetë
Operacioni “White Star”/ Pesë të arrestuar, sekuestrohen arm...
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...