Kur mori vendim për t’ia rritur pagën vetit në 2.950 euro, kryeministri Ramush Haradinaj, asokohe, rritjen e pagave e arsyetonte jo vetëm përse e kishte më të vogël se drejtuesit e disa agjencive të pavarura, por edhe si nevojë për të blerë kravata.
Këtë vendim të tij doli dhe e refuzoi ministri i qeverisë që ai po udhëheq.
Bedri Hamza, i cili tani ka postin e Ministrit të Financave në Qeverinë Haradinaj, tregoi dhe dëshmoi se është njeri larg mbi nivelin e standardeve morale të kësaj qeverie, duke i përfshirë këtu edhe njerëzit e partisë se tij.
Ministri i ri i Financave dhe guvernatori i deritanishëm i Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë ditë së djeshme ka refuzuar së bashku me stafin e tij politik të pranoj pagën me rritje. Ai ka qenë kundër vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagës qysh nga momenti kur lajmi ka dal në opinion.
Kryeministri Haradinaj e goditi Hamzën me një deklaratë duke thënë se nuk po kallëzon burrni që nuk po e merr pagën me rritje.
Do të duhet të ishte e kundërta në këtë rast, të përkrahej dhe të pasohej edhe nga ministrat tjerë të kësaj qeverie. Ku mbetën kolegët e tij ministra…? Pse asnjërit nga ta nuk iu dëgjua zëri dhe nuk e ndjekin shembullin e ministrit Hamza..!? A janë po këta ministra që nga foltorja e Kuvendit e kanë gojën plot me deklarata, ta ruajmë paranë publike, të punojmë për interesa të popullit. Nëse e keni përnjëmend për popull refuzojeni edhe ju pagën me rritje, dilni në krah ministrit Hamza, përkraheni në qëllimin e tij, pse po heshtni tani! Ku e keni hallin..!? Por ju nuk e keni përnjëmend, kurse ministri Hamza po. Thjesht ai edhe më herët e ka dëshmuar këtë.
Por pse po refuzon rritjen e pagave ministri Hamza..? Kryeministri duhet ta dijë se është pikërisht Hamza që la pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore (BQK) me pagë të lartë prej gati 5 mijë euro në muaj dhe pranoj pozitën e ministrit me pagë 3 herë më të vogël. Pra ky refuzim duhet parë në aspektin moral e jo të inateve siç kryeministri u përgjigj në momenti që kuptoj se Hamza nuk po pranon vendimin e tij.
Sigurisht që ministri i ka dy mundësi para vetës, të jap dorëheqje për shkak te këtij konflikti, ose të vazhdoj me qëndrua aty ku është, edhe kohe pas kohe me e bo dallimin për të mirë.
Për të mirën e shoqërisë dhe kësaj qeverie ministria Hamza bën mirë të qëndroj aty, edhe bën shumë shumë mire kur e distancon veten prej gabimeve trashanike të kësaj qeverie, ose më saktë thënë të këtij kryeministri.
Siç kishte pohuar Hamza, një ndër arsyet kryesore përse po e ndërron vendin e punës nga BQK të kaloj ministër ishte fakti se ai ka dëshirë ta sfidojë veten dhe nuk i pëlqejnë “punët e lehta”.
“Si rezultat i rrethanave të reja unë kam dhënë dorëheqje, të cilën ua kam prezantuar bordit dhe presidentit”, kishte deklaruar Hamza.
Pra edhe kryeministri Haradinaj duhet kuptuar në thelb arsyen dhe qëllimin e ministrit Hamza, se për çka është aty, pra për të sfiduar vetën me punë më të rënda.
Gjykata Kushtetuese ka thënë se vendimi për rritjen e pagave nuk bie ndesh me Kushtetutën.
Qeveria më 20 dhjetor të vitit 2017 kishte marrë vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe pjesën tjetër të kabinetit qeveritar. Haradinajt nga 1443 euro paga iu dyfishua në 2950 euro.
Asokohe, Haradinaj rritjen e pagave e arsyetonte jo vetëm përse e kishte më të vogël se drejtuesit e disa agjencive të pavarura, por edhe si nevojë për të blerë kravata.
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV