Prindërit e një vajze të vogël, kanë refuzuar trajtimin mjeksorë, duke preferuar të ashtuquajturin shërim fetar.
Sarah Mitchell, 24 vjeç dhe Travis Mitchell, 21 vjeç, të besimit të krishterë, janë arrestuar të hënën dhe po hetohen për vrasjen e vajzës së tyre të vogël, transmeton portali arbresh.info
Sipas autoriteteve në Oregon City, në shtetin amerikan të Oregonit, Sahar kishte sjellë në jetë dy vajza binjake dhe njëra nga to për shkak të komplikimeve në frymarrje kishte humbur jetën.
Çifti është pasues i Kishës së Krishtit, e cila shmang medikamentin modern në favor të lutjeve dhe vajosjen e të sëmurëve me vajra.
Tani janë duke u akuzuar për vrasje të vajzës të tyre dhe për keqtrajtim.
Sipas policisë anëtarët e familjes, të kishës dhe tre mamitë ishin në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja dhe asnjëri nga ta nuk e ka telefonuar shërbimin emergjent./Arbresh.info
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...