Ndryshimi i stinëve nxjerr në pah nevojën e madhe për ta vënë organizmin në shina dhe për të forcuar sistemet tona të mbrojtjes.
Mënyra më e mirë për të përshtatur me ndryshimet siç janë temperatura, rikthimi në shkollë e në punë, lodhja e të tjera këto janë jo vetëm nëpërmjet ushqimeve por edhe suplementeve të vitaminave.
Vitaminat më të rëndësishme që duhet t’i merrni në vjeshtë:
Organizmi ka nevojë për shumë ushqyes, vitamina e minerale që të përshtatet me ndryshimet e stinës dhe angazhimet ditore.
Vitamina D
Trupi i njeriut prodhon vetë vitaminën D kur është i ekspozuar në diell për një afat të caktuar kohor. Megjithatë, ndryshimi i stinëve shoqërohet edhe me ekspozim ndjeshëm të kufizuar të trupit në rrezet e diellit. Organizmi ka nevojë për 1000 deri në 2000 njësi të vitaminës D çdo ditë që nga fillimi i vjeshtës deri në pranverë. Ajo është e rekomandueshme për njerëzit që qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Përveç suplementeve, vitaminën D e gjeni edhe tek salmoni, skumbria, e verdha e vezës dhe sardelet, shkruan AgroWeb.
Vitamina C
Trupi i njeriut nuk është në gjendje të prodhojë vetë vitaminën C. Për rrjedhojë është shumë e rëndësishme që të siguroheni që po merrni mjaftueshëm vitaminë C. Ajo e mbron organizmin nga viruset dhe bakteret dhe përgatit linjën e parë të mbrojtjes ndaj ftohjes dhe gripit. Ajo i pengon këto probleme por kur njeriu sëmuret, vitaminë C nuk arrin dot të përshpejtojë shërimin. Përveç suplementeve, vitaminën C e gjeni tek majdanozi, specat, kivi dhe brokoli, etj.
Magnezi
Temperatura e jashtme luan një rol të fortë tek humori. Magnezi është i domosdoshëm sepse pengon dëshpërimin e vjeshtës, një çrregullim që prek dikë më shumë e dikë më pak. Ky mineral thelbësor luan një rol të rëndësishëm në 300 reagime metabolike në organizëm. Ai është i nevojshëm për mirëqenien dhe shëndetin në shumë nivele, ndaj sigurohuni që ta merrni si supplement rregullisht.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...