Koha e ftohtë mund të dëmtojë flokët, dhe për këtë shkak është e domosdoshme t’i kuroni me prodhime natyrale.
Koha e ftohtë mund të dëmtojë flokët, pasi era dhe temperaturat e ulëta mund t’i thajnë dhe të nxisin rënien.
Për këtë arsye është e domosdoshme që t’i kuroni me produkte natyrale, siç janë p.sh. maska nga tharmi.
Një lugë të vogël mjaltë apo sheqer treteni në qumësht të ngrohtë, pastaj shtoni 20 gramë tharm të freskët.
Lëreni (20 minuta) në vend të ngrohtë që të bymehet, pastaj qiteni në flokë të pastra, të njomura, nga rrënja në drejtim të majave.
Mbështillni me qese najloni dhe me peshqir, në mënyrë që përbërësit ushqyes të depërtojnë në rrënjën e qimeve.
Le të qëndrojnë një orë, pastaj lani flokët me ujë të vakët, qitni pak balsam dhe sërish lani, transmeton Telegrafi.
Kjo lloj maske, më së miri vepron kur të ngrohet, sepse një mjedis i tillë është më i miri për zhvillim të kërpudhave nga tharmi. Me rritjen tyre, rritet gjithashtu sasia e vitaminave, mineraleve proteinave dhe materieve të tjera ushqyese.
Maskën përdoreni një herë në javë.
Nëse flokët ju bien shumë, tretmanin përsëriteni në çdo tri ditë.
Efektet e përdorimit të kësaj maske të jashtëzakonshme do të jenë mbresëlënëse, e më e rëndësishmja është se zgjasin shumë.
Është ideale për të gjitha llojet e flokëve dhe është aleate e shkëlqyeshme në luftën kundër rënies së flokëve.
Osmani: 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër pr...
“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore
Përmbytjet në Shqipëri, mbi 2 miliardë euro dëme në 30 vite ...
AARC mirëpret synimin e ShBA për rifillimin e dialogut strat...
Finalja e Superkupës së Spanjës: Mësohen sa para kanë fituar...
Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare