Të ushqyerit shëndetshëm është vetëm gjysma e betejës dhe për të rënë në peshë duhet të bëni jo pak sakrifica.
Ndoshta ju keni i keni bërë disa ndryshime të domosdoshme por ajo që nuk dini është se për të rënë në peshë shëndetshëm dhe shpejt duhët të eleminoni një produkt tërësisht nga regjimi juaj ushqimor.
Asnjë ushqim, apo pjatë e bollshme nuk ka aq kalori sa pijet e sheqerosura me gaz e pijet kalorike. Sipas nutricionistëve këto lëngje duhet t’i eleminoni menjëherë nga dieta nëse kerkoni të bini në peshë.
Nëse ju merrni 500 kalori të lëngshme kundrejt konsumit të 500 kalorive të marra nga ushqimi, e sigurtë që nuk do të ndiheni të ngopur dhe për pak orë do të kerkoni të hani sërisht duke marrë kalori shtesë për të cilat trupi i njeriut nuk ka nevojë.
Studiuesit nga Universiteti i Harvardit dolën në këtë përfundim pas një studimi tetëvjeçar që përfshinte rreth 50,000 gra.Këto pije mund të rrisin gjithashtu rrezikun e diabetit tip 2. Kjo është pjesërisht për shkak se kaloritë që marrim nga pijet me sheqer nuk na ngopin.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...