Teksa na ndajnë vetëm dy javë nga dita e të dashuruarve, është koha të përgatiteni për veshjen tuaj.
Ajo që duhet të caktoni fillimisht, është nëse do të dilni për të ngrënë një darkë romantike, apo preferoni të dilni gjatë ditës.
Pasi ta keni caktuar llojin e takimit tuaj romantik, dhe orën, është koha që të merreni me veshjen. E kuqja apo e zeza janë dy ngjyrat që tashmë nuk janë edhe aq në modë, ose do të jenë shumë të ekzagjeruara atë ditë. Ndaj nëse keni vendosur që do të festoni ditën, atëherë ne po ju japin disa këshilla bazuar në disa nga veshjet e femrave më të njohura shqiptare, qofshin këto blogere, fashionista apo femra të skenës.
Një pelush

Pelushi është i preferuari i të gjitha vajzave, ndaj nuk ka rëndësi se çfarë keni veshur poshtë tij, një pelush sipër do ta zbukurojë gjithçka, edhe sikur të jeni me xhinse të grisura si Lori Hoxha.
Një xhaketë

Një xhaketë e zezë nuk do ta “mbytë” veshjen tuaj me seriozitet të tepërt. Gjithçka varet sesi do ta kombinoni, kështu moderatorja Sara Kolami, ka ndërthurur ngjyrën e ëmbël rozë te kapelja dhe fundi i shkurtër. a u përket këpucëve, mjaftojnë të sheshtat.
Xixa

Po, xixat dhe shkëlqimit mund t’i veshësh gjatë ditës dhe nuk ka asnjë problem. Blogerja Estela Ujka e ka kombinuar fundin me temina ari me një bluzë me temina në ngjyrë argjendi, ndërsa takat e zeza bëjnë diferencën.
Çizmet e gjata

Po, xixat dhe shkëlqimit mund t’i veshësh gjatë ditës dhe nuk ka asnjë problem. Blogerja Estela Ujka e ka kombinuar fundin me temina ari me një bluzë me temina në ngjyrë argjendi, ndërsa takat e zeza bëjnë diferencën.
Çizmet e gjata

Fustani elegant është gjithashtu zgjedhja e duhur për veshjen tuaj në ditën e të dashuruarve. Nëse partneri ka rezervuar një drekë për dy, në një ambient elegant, i tillë duhet të jetë dhe fustani juaj. Zgjidhni një ngjyrë neutrale dhe një makijazh sa më natyral dhe paraqitja do të jetë ideale./Iconstyle.al
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...