Pikat e zeza në fytyrë mund të krijohen nga shumë faktorë.
Ndër to mund të përmendim, stresin, pluhurin ose puçrrat e shumta. Sigurisht që për t’i larguar është mirë të bëni vizitë paraprake tek dermatologu, por edhe nëse i trajtoni në mënyrë natyrale nuk do të keni asnjë problem.

1-Aloe Vera është një ilaç fantastik i cili ju ndihmon të largoni pikat e zeza. Ajo rigjeneron lëkurën dhe ul ënjtjet në zonën e prekur. Merrni një gjethe të saj dhe aplikoni xhelin për rreth 30 minuta. Këtë bëjeni rreth 3 herë në javë.

2- Soda e bukës është një element i zakonshëm në shtëpitë tona, i cili shumë mirë mund të përdoret edhe për fytyrën. Përgatisni një masë duke hedhur pak sodë dhe ujë dhe aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar.

3- Limoni është produkti më i mirë për fytyrat e yndyrshme dhe pikat e zeza krijohen më shumë tek ky tip lëkure. Acidi që përmban than pikat e zeza dhe i bën ato të dalin jashtë me lehtësi.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...