
Business people working in office having meeting
Sot, shumica prej juve mund të keni një punë ku duhet ta ndiqni një rutinë të caktuar. Zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë, e keni një rutinë të njëjtë të mëngjesit, shkoni në punë, i kryeni takimet, i kryeni thuajse të gjitha detyrat e njëjta, riktheheni në shtëpi, shikoni televizor dhe shkoni të flini në të njëjtën kohë.
Edhe sa i përket pushimeve e keni një rutinë të ngjashme thuajse çdo vit: e vizitoni një shtet tjetër dhe shëtiteni në qytete tjera. Dhe, kjo është arsyeja se përse produktiviteti juaj mund të bie në nivele të ulëta, transmeton Telegrafi.
Kur keni punë të rregullta monotone, është e rëndësishme ta thyeni ritmin kurdo që mundeni. Një nga mënyrat më të lehta dhe më të mira është ta ndryshoni rutinën duke vendosur një vend tjetër në punë.
P.sh., mund ta zgjidhni një tavolinë tjetër të punës për të punuar, apo të merrni pushim 30 minuta dhe të bëni ushtrime fizike në punë.
Duhet të keni parasysh se ndryshimi i vendit mund ta nxisë lumturinë, dhe rrjedhimisht t’ju bëjë më produktivë.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...