Anemia mund të shkaktohet nga disa faktorë të ndryshëm, mirëpo një prej më të shpeshtave është mungesa e hekurit.
Anemia si pasojë e mungesës së hekurit në organizëm manifestohet me një sërë simptomash, shruan “U.S. National Library of Medicine”
Ndjesia e lodhjes pas gjumit, e të ftohtit të vazhdueshëm, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre.
Njeriu mund të ketë mungesë hekuri në organizëm për shkaqe nga më të ndryshmet, ku përfshihet ushqyerja e keqe, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia.
Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë.
Hemoglobina transferon oksigjenin në të gjithë trupin.
Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.
Njerëzit më të rrezikuar nga anemia e shkaktuar nga mungesa e hekuritGratë
Gratë janë më të rrezikuara nga mungesa e hekurit për shkak edhe të ciklit të tyre menstrual.
Gratë shtatzënë nga ana tjetër kanë nevojë edhe për suplementë të hekurit.
Të moshuarit
Me kalimin e moshës, oreksi është gjithnjë në rënie.
Vaktet pakësohen dhe sasia e hekurit e marrë nga ushqimit gjithashtu.
Njerëzit që marrin medikamente
Përdorimi i medikamenteve të ndryshme shteron sasitë e hekurit në organizëm.
Ilaçet për hollimin e gjakut siç është aspirina, e të tjera si këto kanë efekt negativ sa i përket sasive të hekurit.
Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike
Sëmundjet që shkaktojnë humbje të gjakut siç janë ulçera apo tumori i zorrës së trashë, janë shpesh shkaqe të fshehura të mungesës së hekurit.
Diagnostikimi i anemisë
Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të zbulohet falë analizave të gjakut.
Megjithatë, janë simptomat që vërehen nga vetë pacientët që tregojnë më shumë për sëmundjen.
Siç e përmendëm, lodhja edhe pas gjumit, të ftohtit të vazhdueshëm, zverdhja e duarve dhe këmbëve, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre.
Si trajtohet mungesa e hekurit në organizëm
Trajtimi i anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit nis me përmirësimin e regjimit ushqimor.
Burime të mira ushqimore të hekurit
Burime të mira ushqimore të hekurit janë:
Spinaqi,
Agrumet,
Boronicat,
Gocat e detit,
Gjalpi i kikirikut,
Farat e kungullit,
Fasulet dhe thjerëzat,
Frutat e thata.
Sa i përket suplementëve, ato mund të merren vetëm nëpërmjet mjekut.
AgroWeb.org ju këshillon që ushqimet e mësipërme t’i shoqëroni me ushqime me vitaminë C, si agrume, speca, luleshtrydhe etj.
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...