Kur ke një ditë të gjatë përpara, asgjë më shumë se sa një filxhan kafe nuk heq lodhje.
Por çfarë lloj ndikimi ka pija juaj më e dashur në lëkurën tuaj?
Sipas Dr. S. Manjula Jegasothy, konsumimi i tepërt i kafes nuk është ideja më e mirë nëse doni të mbani lëkurën tuaj të pastër dhe më të re, transmeton portali arbresh.info
“Rezultatet e pirjes së shumë kafeve mund të shkaktojnë rrudha të parakoshme” tha Dr Jegasothy, e cila është themeluese e institutit “Miami Skin”.
Shumica e studimeve kanë rekomanduar që të pihen deri në 3 kafe në ditë, të cilat mund të jenë shumë të dobishme për shëndetin tuaj, por kjo dermatologe këshillon që të pihen vetëm dy kafe në ditë.
Nje tjetër lidhje e mundshme që shumë njerëz kanë tendencë të dyshojnë është se nëse pirja e kafes u shkakton puçrra.
Kjo ndodh vetëm kur njerëzit e konsumojnë kafen para kohës së gjumit. Nëse një person ka akne, atëherë kafja e ndihmon ato që të shpërthejnë dhe të shfaqen në formë të puçrrave të mëdha.
Kafenina, në masë të caktuar ditore, besohet se është e mirë për lëkurën, pasi ofron mbrojtje nga dielli dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut./arbresh.info/
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...