Studiuesit nga Universiteti i Freiburg, në Gjermani, kanë anketuar rreth 2,907 gra, të cilat janë pyetur për ëndërrat e tyre.
Gratë nën moshën 30 vjeç thonë se një e pesta e ëndrrave të tyre ishin erotike, ndërsa burrat e anketuar të asaj moshe, në një sondazh të veçantë, kishin një të katërtën e ëndrrave të tilla, transmeton portal arbresh.info
Numri i grave që shohin ëndërra me seks është rritur në krahasim me studimet e bëra dekada më parë, gjë që ndoshta është pasojë e popullaritetit në rritje të feminizmit.
“Besojmë se kjo ndodh për shkak se në shoqëritë moderne, gratë janë më të hapura ndaj seksualitetit në krahasim me gratë e moshuara të brezave të mëparshëm,” thuhet në studimin e botuar në revistën Psychology & Sexuality.
“Sidoqoftë, studiuesit nuk zbuluan se çfarë lloj ëndrrash kishin gratë në krahasim me burrat dhe supozohet se ato janë të ndryshme”, shpjegoi psikologu Joe Heming, autor i studimit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...