Shumëkush ndoshta do të pajtohej se nuk është e nevojshme të lani xhamperin sa herë që e vishni.
Megjithatë, pas sa herë veshjesh duhet larë xhamperat?
Sipas ekspertes të toksinave mjedisore dhe themeluesit të “Slightly Greener” Tonye Harris, xhamperat duhet të lahen pas veshjes së dytë, por kjo varet edhe materiali me të cilin janë punuar ato, transmeton portal arbresh.info
Sa i përket materialeve, gjërat si pambuku, lesh kashmiri dhe mëndafshi duhet të lahen pas dy deri në tre veshje, ndërsa materialet më të qëndrueshme si leshi ose përzierjet sintetike rezistente mund të vishen deri në pesë herë.
Sipas ekspertes, për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre, duhet gjithmonë të lexoni udhëzimet mbi materialin me të cilin është punuar ai.
“Nëse mund të lahen në lavatriçe, lajini ato vetëm në programe delikate ose të larjes me dorë, në ujë të ftohtë”, këshillon Tonye, duke shtuar se nxehtësia mund t’i zvogëlojë ato.
Ajo këshillon që pas larjes, xhamperat të mos shtydhen por të vendosen në një tel të shtrirë për t’u tharë./arbresh.info/
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...