Sallata ruse ka qenë një ndër ushqimet që nuk ka munguar pothujase në asnjë nga tryezat e Vitit të Ri.
Zakonisht edhe dy ditë pas fetsave, të gjithë duan një copë bukë me sallatë ruse, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, sugjerohet që të bëni kujdes me këtë sallatë, sepse ka jetëgjatësi relativisht të shkurtër.
Për shkak të majonezës, patateve të ziera dhe mishit që keni përdorur, qoftë proshutë ose mish pule, ajo ka mundësi të prishët më shpejt se sa mendoni.
Fillimisht mos e lini jashtë pasi ta kenë servirur të gjithë, vendoseni gjithmonë në frigorifer. Shumë njerëz gabojnë dhe e mbulojnë enën e sallatës ruse vetëm me letër alumini, që do të thotë se në atë enë mund të hyjnë mikroorganizmat nga ushqimet tjera që janë në frigorifer.
Sallata ruse duhet të ruhet gjithmonë në frigorifer në një enë që mbyllet mirë, në mënyrë që të mos hyjë ajri dhe mikroorganizmat. Do të lexoni diku se afati i ruajtjes është pesë ditë, por ju këshillojmë ta ruani në një temperaturë rreth 4 gradë Celsius dhe ta hani brenda tre ditësh, për të qenë plotësisht të sigurtë./arbresh.info/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...