Sigurisht edhe ju i keni thënë dikujt pas lindjes së parë “Hajde bëje dhe një tjetër, se e ke me të lehtë ! Rrisin njëri tjetrin fëmijët”.
Lindja nuk është aspak një eksperiencë e këndshme, paçka ndjesisë që të fal mëmësia, pasi është një proces gati traumtaik e i dhimbshëm. Nëna kërkon kohën e vetë të rikuperohet ndaj nuk është e këshillueshme as nga mjekët e as nga psikologët që një femër të përjetojë një shtatzëni të dytë brenda vitit, një lindje e dytë kërkon gjithashtu një planifikim po aq të detajuar sa lindja e parë.
Sipas studimeve të ndryshme shkencore një hendek prej të paktën 3 vite është mëse i domosdoshëm, si për fëmijën dhe për nënën. Për të paktën një periudhë dy vjeçare trupi i gruas përjeton çrregullime hormonale dhe jo vetëm. Rastet e depresionit pas lindjes nuk janë të rralla, ndaj veç shëndetit të plotë të fëmijës rëndësi ka dhe shëndeti fizik emocional dhe mendor i gruas. Vendimi për të pasur një fëmijë të dytë duhet të jetë një tranzicion i lumtur dhe jo një përvojë traumatike për të gjithë familjen.
Rritja e një fëmije është një punë me kohë dhe ndarja e kësaj kohe midis dy fëmjëve kur i pari nuk është i aftë të bëjë asgjë për veten është tepër e lodhshme për nënën. Nëse fëmija i madh ka të paktën 4 vite diferencë me fëmijën e porsalindur, me shumë gjasa do e mirëpresi me mirë ardhjen e tij në jetë dhe aq sa është e mundur, mund ta përfshini në përkujdesjen e fëmijës së dytë si dhe t’i caktoni atij detyra specifike.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit