Një qen i dehidratuar rëndë është gjetur i shtrirë pranë trupi të pronarit të tij, i cili kishte vdekur disa javë më parë.
Nëntëvjeçari Havanez, i quajtur Zsazsa, u gjet në një apartament në Budapest të mërkurën, ndërsa grupet e shpëtimit të kafshëve tanimë kanë filluar që të trajtojnë atë, shkruan “Daily Mail”, transmeton portali arbresh.info

Edhe pse ai kishte ushqime afër vetes për të ngrënë, ai do të kishte vdekur brenda disa ditësh nëse nuk do të ishte gjetur.
Fqinjët e personit që kishte ndërruar jetë, e kanë njoftuar policinë pasi pronari i moshuar nuk ishte parë për disa ditë.

Policia ka theksuar se personi kishte ndërruar jetë nga shkaqet natyrale.
Qenin besnik tanimë e kanë marrë nën kujdes organizatat për shtëpimin e kafshëve.
Ky rast të kujton qenin japonez Hachiko, i cili vazhdonte të priste pronarin te puna edhe pasi ai kishte ndërruar jetë./arbresh.info/

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...
Italia, ‘frena’ turizmit masiv/ Vendosen rregulla të rrepta ...
Plagoset një person në Obiliq, dorasi shpallet në kërkim