Pronari i një firme për pasuritë e paluajtshme me qendër në Baltimore, Eduard St. John, ka vendosur të surprizojë punonjësit e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.
Duke qenë se festat e fundivitit po afrojnë, ai ju dha shpërblime punëtorëve që kapin vlerën 10 milionë dollarë.
Të 198 punonjësit e tij u habitën nga ky gjest mjaft bujar. Eduard St. John ju dorëzoi nga një zarf të kuq në dorë të gjithëve gjatë festës së mbajtur.

Punonjësit i hapën zarfet në të njëjtin moment dhe kishte nga ata që brenda tij gjetën një çek që arrinte deri në 270 mijë dollarë si shpërblim.
Bonuset mes punonjësve u shpërndanë në bazë të vjetërsisë në punë. Pronari u shpreh mirënjohës për punën e bërë nga punonjësit e tij.
“Për të festuar arritjen e qëllimit tonë, ne donim t’i shpërblenim punonjësit tanë në një mënyrë të veçantë që do të ndikonte në jetën e tyre. U jam mirënjohës secilit prej punonjësve tanë, për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur. Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mirë për ta treguar atë”, u shpreh pronari i kompanisë Eduard St. John./observer/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...