Periodat nuk janë kurrë argëtuese. Sigurisht përveç një rritjeje të këndshme të gjoksit dhe lajmit që nuk jeni shtatzënë pa dijeninë tuaj, nuk ka asgjë tjetër të bukur tek ato ditë.
Dhe për fatin tonë të keq, janari është muaji më i keq sa i takon dhimbjes së periodave.
Sipas nutricistes dhe specialistes së hormoneve Alisa Vitti, gjatë pushimeve të fundvitit ndodhin kaq shumë gjëra që çrregullojnë sistemin tonë endokrin dhe në fund sjellin atë sikletin e madh të ciklit në janar.
Shumë prej nesh udhëtojnë, kanë mungesë gjumi dhe stresohen nga përpjekjet për të vënë në vijë të gjitha detyrat në punë. Dhe në fund të gjithë kësaj hamë shumë sheqerna dhe karbohidrate, që prekin sistemin endokrin.
E gjithë kjo ndikon në nivelet e ushqyesve që ndodhen në trupin tuaj për të balancuar hormone. Kur vjen janari sistemi juaj hormonal është një rrëmujë e madhe, që do të thotë se periodat shoqërohen me dhimbje shumë të mëdha.
Dhe për vajzat që marrin kontraceptivë apo që kanë probleme uterine, dhimbjet bëhen edhe më të mëdha. Se çfarë duhet të bëni është e qartë, ndryshoni dietën dhe regjimin, kështu e nisni vitin pa dhimbje./opinion/
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...