Pse duhet të lani fytyrën me ujë të ftohtë

00:39 | 19 Qershor 2020

Për një lëkurë pa probleme, kujdesi duhet të nisë që në mëngjes. Këshillohet që fytyra të lahet me ujë të ftohtë sepse bën të mundur pastrimin e vajit që krijohet gjatë natës dhe e bën lëkurën të jetë e freskët.

Larja e fytyrës me ujë të ftohtë e bën atë të duket më e re.

Uji i ftohtë zvogëlon rrudhat në fytyrë, në mënyrë të konsiderueshme.

Njëkohësisht uji i ftohtë largon përgjumjen dhe ju bën të ndiheni më me energji.

Uji i ftohtë vepron gjithashtu si një toniifikues natyral.

Nëse po kërkoni një mënyrë të sigurt për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit, duhet ta lani me ujë të ftohtë. Ai funksionon shumë mirë si një locion për mbrojtjen nga dielli./koha.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale