
Man Touching Pregnant Woman's Stomach
Një studim i ri tani ka zbuluar se njerëzit mund të tolerojnë më shumë dhimbje nëse partneri është në dhomë me ta, duke iu përgjigjur pyetjes së kamotshme se a duhet të qëndrojnë meshkujt në sallën e lindjes bashkë me gruan.
Në studimin e kryer nga ekspertët amerikanë, hulumtuesit gradualisht kishin aplikuar më shumë presion në thonjtë e pjesëmarrësve si pjesë e eksperimenteve të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë zbuluar se vullnetarët kishin qenë të aftë të tolerojnë më shumë dhimbje kur partneri kishte qenë në të njëjtën dhomë me ta, krahasuar me dhimbjen që e kishin përjetuar kur kishin qenë vetëm.
Sidoqoftë, si pjesë e studimit, partnerët nuk janë lejuar t’i mbajnë duart ose të flasin.
Ata thjesht janë lejuar të bëjnë kontakt me sy.
Vlen të ceket se për këtë studim janë bërë eksperimente me 48 çifte dhe ekspertët kanë konstatuar se pjesëmarrësit kanë tolerancë më të madhe ndaj dhimbjes kur janë afër personit që e dashurojnë.
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...