Të gjithë e dimë që qumështi është i shkëlqyer për shëndetin e kockave, por mund t’ju mbrojë gjithashtu dhe zemrën. Sipas një studimi të ri, të botuar në “International Journal of Obesity”, pirja e një gote qumësht në ditë mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular.
Një grup studiuesish arritën në përfundimin se ata që konsumonin rregullisht qumësht dëshmuan një rënie prej 14 përqind të rrezikut për sëmundjen koronare të zemrës, si dhe nivele të ulëta të kolesterolit të mirë dhe të keq. Ekspertët janë të bindur se nëse qumështi konsumohet në mënyrë të moderuar ofron më shumë përfitime për shëndetin e zemrës.
Për një kohë të gjatë, besohej se produktet e qumështit japin një efekt neutral në shëndetin e zemrës.
Sidoqoftë, studimi sugjeron që produktet me bazë qumështi në të vërtetë ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve kur konsumohen rregullisht. Kjo është gjithashtu e vërtetë për produktet e qumështit me shumë yndyrë, si kos dhe djathë.
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...
Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ndihmojë në kontrollimin...
Al mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i b...