Një 21-vjeçare është bërë personi më i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka bërë transplant të plotë të fytyrës, 3 vite pasi qëlloi veten me një armë zjarri në një tentativë vetëvrasje.
Katie Stubblefield nuk kujton asgjë nga 25 marsi i vitin 2014 kur në banjën e shtëpisë së vëllait të saj qëlloi veten.
Ajo u transportua në atë kohë me urgjencë në spitalin lokal në Oksford dhe më pas në Cleveland, në një përpjekje dëshpëruese për të shpëtuar jetën, por që në fund ja doli.
Që prej fillimit të vitit 2016, gjendja e saj shëndetësore ishte e qëndrueshme dhe në 4 maj të vitit 2017, ajo kaloi 31 orë në operacion në një klinikë në Cleveland, në operacionin e transplantit të fytyrës, që tashmë i lejon të përtypë, gëlltitë dhe të marrë frymë lirisht.
“Kam jetën e dytë tashmë”, është shprehur Katie, tashmë në moshën 22 vjeçare, në një dokumetar të “National Geographic”, të transmetuar ditën e sotme.
Katie është personi i 40-të në botë që ka marrë një transplant fytyre dhe i treti në Klinikën e Cleveland, që konsiderohet si pionier në rindërtimin e fytyrës në SHBA.
Megjithatë, ajo ishte paksa ndryshe nga rastet që ishin më parë: jo vetëm se ajo është më e reja, por sepse ishte transplantimi i fytyrës më i gjatë i kryer ndonjëherë.

Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...