Siç tregojnë studimet e fundit femrat tradhtojnë më rrallë se meshkujt, por edhe ato që e bëjnë nuk janë të pakta. Statistikat thonë se një në katër femra e ka tradhtuar bashkëshortin e saj.
Pakënaqësia është shkaku më i shpeshtë i tradhtisë. Pas tij vjen tundimi. Një studim shumë interesant i kryer nga Meredith Chivers, Marta Meana dhe Lisa M. Diamond, ka provuar se gjinia femërore ka një etje të thellë për të provuar gjëra të reja.
Duke vendosur një sensor të vogël në vaginën e femrave që morën pjesë në studim u mat shpejtësia e qarkullimit të gjakut gjatë pjesorit. Ishin të shumta gratë që gënjyen kur thanë se do t’i pëlqente seksi me një mik apo të njohur. Ato eksitoheshin më shumë nga ideja e të bërit seks me një të panjohur.
Gratë e vuajnë monogaminë më shumë se meshkujt. Ato kërkojnë variacion dhe pasion më shumë se partnerët e tyre. Femrat e kanë më të vështirë të jenë besnike, shmangin seksin me burrat e tyre, jo sepse janë të lodhura apo të mërzitura se ai nuk i ndihmon me punët e shtëpisë, por sepse seksi martesor i duket …i mërzitshëm.
Femrat tradhtojnë, gjatë gjithë kohës. Edhe kur nuk janë duke e bërë fizikisht, me siguri që po e bëjnë mendërisht.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja