“Një fund i mirë”: Gruaja që lindi me një deformim në fytyrë e gjen “princin e kaltërt”

19:48 | 17 Nëntor 2017

Një grua e guximshme që lindi me një deformin të rëndë në fytyrë, i ka dhënë fund beqarisë.

Deformimi që kishte Cody Hall, ishte aq i madh sa e shtrembëroi anën e majtë të fytyrës së saj, ndërsa mjekët i thanë familjes së saj, se nuk mund të bënin asgjë përderisa ajo ishte 6- vjeç, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, prindërit e saj refuzuan të humbnin shpresat dhe vajzën e dërguan te një kirurg specialist në Amerikë.

Cody nga Britania e Madhe u dërgua në në Spitalin Roosevelt, në Nju Jork, për trajtimin e saj të parë në moshën një vjeçare.

Ajo i ishte nënshtruar 18 operacioneve gjatë 14 viteve të ardhshme.

Megjithatë, ajo ia doli që të “vjedh” zemrën e një 27-vjeçari, me të cilin edhe vendosi që të martohet.

“Ishte një ditë emocionale dhe kishte lot, sidomos kur pashë burrin tim të ardhshëm në altar”, tha ajo.

“Dua vetëm t’ju tregoj njerëzve që ekziston një fund i lumtur”, shtoi ai./arbresh.info/

swns_cody_hall_01 swns_cody_hall_02 swns_cody_hall_05 swns_cody_hall_09

swns_cody_hall_10

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara