
young woman smoking cigarette
Nikotina që ndodhet në cigare krijon varësi të ngjajshme me llojet tjera të drogave, sepse ndryshimet kimike ndodhin në trurin e duhanpirësit, të ngjashme me ato të shkaktuara nga kokaina, heroina dhe droga të tjera.
Kjo është pretenduar nga shkencëtarët nga Instituti Amerikan për Luftën kundër Varësisë, bazuar në kërkimet në trurin e njerëzve, të cilët pas vdekjes e lanë këtë organ për qëllime kërkimore shkencore, transmeton portal arbresh.info

“Çdo qelizë e trurit është një makinë që prodhon peptide, të cilat mund të quhen receptorë. Ato mundësojnë komunikimin midis qelizave dhe pasqyrojnë ndjeshmërinë e trurit ndaj ilaçeve. E njëjta gjë ndodh me receptorët e trurit të duhanpirësit “, shpjegoi një anëtar i ekipit kërkimor, Dr. Roy Ëeiss, i shqetësuar për jetëgjatësinë e ndryshimeve që sjell nikotina.
Studimi ka përfshirë edhe njerëzit që kishin hequr dorë nga cigarja para shumë kohësh, por që truri i tyre nuk u rikuperua nga efektet e nikotinës.
Këto zbulime tregojnë se varësia ndaj pirjes së duhanit për shkak të nikotinës shkakton ndryshime strukturore në tru, të cilat zgjasin për disa vjet, edhe kur ndalohet pirja e duhanit./arbresh.info/
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...