Shpesh është e vështirë të mobilosh shtëpinë, por akoma më e vështirë mbetet përzgjedhja e ngjyrës së përshtatshme për ambientin tuaj.
Spektri i ngjyrave është mjaft i gjerë por vetëm disa prej tyre njihen si ngjyrat të cilat përveç kolorit që i japin ambientit janë edhe relaksuese dhe të përshtatshme për shikimin tonë.
Shumë ngjyra përzgjidhen për ndjesinë e relaksit, qetësisë dhe pozitiviteti që ato përcjellin tek ne. Ja cilat janë disa prej tyre
Blu në jeshile
Po aq ngjyrë sa i jep dhomës tuaj aq edhe e qetë është kjo nuancë. Gjithashtu kjo ngjyrë mendohet si më e përshtatshmja për një ambient ndenjeje sa më relaksues.

Rozë e lehtë
Roza është gjithashtu perfekte për të lyer dhomën tuaj të ndenjes për ta bërë atë sa më të ngrohtë dhe familjare.
Gri
Ja se si të modeloni ambientin tuaj të ndenjes pa krijuar ndjesi kaotike në të. Zgjidhni një ngjyrë neutrale, qetësuese si grija dhe përdorni të njëjtin model në disa orendi apo aksesorë të atij ambienti, si vija në perde, dysheme dhe karrige në këtë dhomë kaq të gjallë.
Livando
Dhe pse është menduar gjithnjë si një ngjyrë e theksuar, ajo mund të jetë relaksuese kur një ngjyrë e errët është përdorur në të gjithë dhomën.

Bluja e qiellit
Ëndrrat e ëmbla janë bërë nga ngjyra blu e qiellit. Jo vetëm që është qetësuese, por mund të shkojë me pothuajse çdo stil dekorimi. Sigurisht që kjo është ngjyra e përkryer për dhomën tuaj të gjumit ose të fëmijëve tuaj.
Ngjyra e kremit
Kjo është një ngjyrë po aq e lehtë dhe e ëmbël sa është edhe qëtësuese dhe përveç kësaj i jep shumë dritë ambientit tuaj të brendshëm.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...