E kemi thuajse gjatë gjithë vitit në tryezat tona, por nuk e dimë sesa e shëndetshme është domatja.
Domatja nuk njihet vetëm për antioksidantët e fuqishëm, por edhe për një sërë vitaminash e mineralesh të dobishme për shëndetin.
Ajo ka në përmbajtjen e saj një sasi të lartë të vitaminave A, B6, C, K, folate dhe tiaminë dhe është gjithashtu një burim i mirë i manganit, magnezit, kaliumit, fosforit dhe bakrit. Më poshtë do të listojmë të gjitha arsyet përse duhet të pini lëng domateje.
1. Parandalon kancerin
Karotenoidet dhe lycopene në lëngun e domates, antioksidantë të fuqishëm ulin rrezikun e kancereve të ndryshme, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mushkërive dhe prostatës. Hulumtimet kanë treguar se burrat që konsumojnë sasi të larta të likopenit, ulin rrezikun e kancerit të pankreasit, me 30%.
3. Ndihmon në tretje
Konsumi ditor i lëngut të domates, e mban mëlçinë të shëndetshme. Enzimat aktive të këtij fruti ndihmojnë në tretje, parandalojnë kapsllëkun dhe nxitin lëvizjen e rregullt të zorrëve.
4. Përmirëson shikimin
Domatet përmbajnë vitaminë A, e cila parandalon degjenerimin makular, ndihmon në përmirësimin e vizionit dhe parandalon verbimin e natës. Vitamina A konsiderohet të jetë një antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon në krijimin e një sasie të lartë të beta-karotenit në trup. Shumica e problemeve të syve, ndodhin për shkak të efekteve negative të radikaleve të lira dhe vitamina A është një antioksidant i fuqishëm.
5. Ul kolesterolin
Fibrat e pranishme në lëngun e domates ndihmojnë në shpërbërjen e kolesterolit të keq.
6. Kockat e forta
Qumështi njihet si pija magjike që ndihmon në shëndetin e kockave, por domatet gjithashtu kontribuojnë në formimin e kockave më të forta! Ajo përmban vitaminë K, një nga vitaminat më esenciale të lidhur me shëndetin e kockave. Vitamina K ndihmon aktivizimin e osteokalcinës, e cila është përgjegjëse për grumbullimin e kalciumit brenda kockave.
7. Mbron kundër sëmundjeve të zemrës
Studimet kanë gjetur një lidhje midis sasisë të lartë të likopenit me një reduktim deri në 30% të sëmundjeve kardiovaskulare dhe koronare të zemrës.
8. Parandalon mpiksjen e gjakut
Sasia e lartë e phutonutirentëve gjetur në domate, ndihmojnë në parandalimin e formimit të trombociteve dhe mpiksjeve të gjakut.
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...